Bruno Telushi lojtari më i ri i Partizanit, ja kush e prezanton

Duket se Olsi Rama është emëruar drejtori i përgjithshëm i klubit të Partizanit.

Edhe pse duhet edhe pak për të marrë të drejtat e plota për të ushtruar këtë funksion, vëllai i kryeministrit Edi Rama ka qënë i pranishëm në prezantimin e blerjes më të re të “Demave” Bruno Telushi.

Mesfushori 27 vjeçar ka nënshkruar një kontratë për 2 vite e gjysmë me 15-të herë kampionët e vendit, ndërsa do të jetë në dispozicion të teknikut Sulejman Starova që në janar, me Telushin që do mund të aktivizohet në dy fazat e mbetura të kampionatit me bluzën e kuqe.


EMISIONET