Femrat angleze nisin të thinjen në moshën 33 vjeçe. Një studim ka treguar se për flokë me ngjyrë të ndryshme, flokët e bardha dalin më herët ose vonë. Brunet bëhen me thinja në moshën 32 vjeçare, ndërsa bjondet në moshën 35 vjeçe. Sipas këtij studimi pagjumësia ndikon që flokët të zbardhen më herët duke e parë këtë edhe që në moshën 27 vjeçe. Por zbulimi i parë i flokëve të bardha në kokën e femrave është shumë shokuese për to. Një në 3 femra ka thënë se ndihet e vjetër dhe e turpëruar kur shikon thinjat e para në flokë. Ndërsa 1 në 5 femra femra kanë pranuar se janë shokuar kur kanë zbuluar thinjat e para. Por janë shumë të pakta femrat që e pranojnë zbardhjen e flokëve ku 97% e tyre i lyejnë ato.

/Ora News.tv/