Britney Spears fut në konflikt prindërit

Britney Spears fut në konflikt prindërit

Mami i Britney Spears ka paraqitur disa dokumentet ligjore duke i kërkuar gjykatës informacione mbi trajtimin mjekësor të vajzës së saj në spitalin psikiatrik.

Sipas një burimi, Lynne Spears është mërzitur për shkak të gjendjes mendore të Britney, e cila u shtrua në spital psikiatrik muajin dhe kaluar.

Lynne beson se këngëtarja nuk po merr trajtimin e duhur. Babai i Britney, Jamie ka qenë kujdestari i saj për më shumë se 11 vite dhe atij iu atribua shpëtimi i jetës së Britney në vitin 2008.

Lynne ka lexuar shumë raporte në media se vajza e saj po mbahej kundër dëshirës në spital dhe nuk po i jepej mjekimi duhur. Ndaj raportohet se ajo i kërkoi ndihmë familjes së guvernatorit të Luizianës, për të gjetur një avokat.

Ajo nuk kërkon të jetë një bashkë-kujdestare e Britney por dëshiron të dijë se çfarë po ndodh me vajzën e saj.

Aktualisht raportohet se Lynne ndodhet në L.A. dhe po qëndron afër këngëtares.

Briteny tashmë ndodhet jashtë spitalit por gjendja e saj mendore nuk është e mirë.

EMISIONET