Mbretëria e Bashkuar shënoi të dielën 100 vite nga nderimi i parë i dëshmorëve në luftërat botërore. Ceremonitë u ndoqën nga familja mbretërore dhe politikanë të mbledhur përpara memorialit të luftës në Londër.

Miliona qytetarë nga mbarë Mbretëria e Bashkuar kanë nderuar dëshmorët e vendit të vrarë në Luftën e Parë dhe të Dytë Botërore.

Përkujtimet u mbajtën para monumentit të të rënëve në kryeqytet, nën drejtimin e familjes mbretërore, politikanëve, liderëve të komuniteteve besimtare dhe mijëra veteranëve e ushtarakëve.

Me tingujt e Orës së Londrës në orën 11 paradite u numëruan dy minuta heshtje, njësoj si më 11 nëntor  100 viteve më parë në ditën e armëpushimit.

Princi Çarls vendosi dy kurora me lule edhe në emër të mbretëreshës Elizabeta e Dytë, e cila ndiqte ceremoninë nga ballkoni e veshur me të zeza, së bashku me dukeshat e saj.

Edhe kryeministri Boris Johnson dhe rivali laburist Jeremy Corbyn u shkëputën nga fushata elektorale për t'u bërë nder dëshmorëve të luftës.

Reflektimi për të vrarët në konfliktet e shkuara dhe të tanishme nisi dhe mbaroi me shtirjen e armëve nga artiljerët e mbretërisë.

Ceremoni të ngjashme u mbajtën edhe në qytete të tjera të vendit e deri në Hong-Kong, qyteti gjysmautonom kinez që deri në vitin 1997 qeverisej si koloni nga britanikët.

/Ora News.tv/