Britani, kërcënimi islamik në rritje

Britani, kërcënimi islamik në rritje

Kërcënimi i militantëve islamikë në Britani pritet të mbetet i lartë edhe për dy vitet e ardhshme, madje edhe mund të rritet. Kështu deklaroi ministri i Brendshëm, Sajid Javid në përvjetorin e parë të një sulmi ku mbetën të vrarë tetë persona në qendër të Londrës.

Niveli aktual i kërcënimit në Britani vlerësohet i lartë. Qeveria tha se kishte penguar 25 komplote të militantëve islamikë që nga qershori i 2013, 12 prej tyre që nga marsi i 2017 dhe aktualisht ka trajtuar 500 operacione të drejtpërdrejta.

Britania do të publikojë të hënën strategjinë e rishikuar kundër terrorizmit, projektuar për të përballuar kërcënimet me të cilat përballet vendi.

"Kërcënimi nga terrorizmi është vazhdimisht në zhvillim. Globalisht, grupet terroriste dhe rrjetet e të gjitha ideologjive vazhdojnë të zhvillohen në mënyrë organike, duke shfrytëzuar mediat sociale, teknologjinë dhe shkencën për të çuar më tej qëllimet dhe ambiciet e tyre ", tha ministri.

EMISIONET