Brindizi-Vlorë për 10 orë, udhëtarët ankohen për vonesat dhe kushtet

Brindizi-Vlorë për 10 orë, udhëtarët ankohen për

Vonesat dhe kushtet e udhëtimit mbeten problem për pasagjerët e linjës së vjetër Brindizi Vlorë. Udhëtimi i kësaj të diele zgjati për 10 orë, pas të cilit pasagjerët dhe familjarët e tyre kërkuan marrjen e masave për ti dhënë zgjidhje përfundimtare kësaj problematike që i ka shoqëruar ndër vite!

Udhëtimi drejt atdheut në prag të festave të fundvitit rezultoi i vështirë për pasagjerët e tragetit të vjetër të linjës Brindizi Vlorë.

Familjarët që kishin dalë ti prisnin të port, ishin shqetësuar.

"Torturë më të madhe nuk ka"

Trageti duhet të mbërrinte në orën 08:00 të mëngjesit, por u ankorua aty me katër orë vonesë.

"Edhe në xhungël do ishte më mirë sesa këtu"

Pas 10 orëve në mes të detit, udhëtarët thanë se vonesat nisën që me imbarkimin në Brindizi.

Ankesa kishin edhe për kushtet e tragetit që sipas tyre nuk duhet të jetë në shërbim.

"Trageti i vjetur shumë"

Ndërsa kompania që administron tragetin argumentoi se shkak për vonesat në imbarkim është bërë fluksi i rritur i pasagjerëve, ndërsa lundrimi është kushtëzuar nga forca e detit që arrinte deri në 7 ballë.

Prej disa javësh monopoli i lundrimeve nga Vlora në Brindizi është hequr, me futjen e një kompanie të re, cka pritet të ndikojë edhe në përmirësimin e kushteve dhe shërbimit për udhëtarët.

EMISIONET