Rekordmeni shqiptar, Briken Calja tashmë i ka shtuar karrierës së tij edhe një sukses tjetër.

Pas medaljes së bronztë në stilin e shkëputjes dhe vendit të pestë në Botërorin e Tajlandës dhe një medalje argjendi dhe dy bronzi në Kupën e Mesdheut në San Marino, tanimë, peshëngritësi shqiptar është shpallur kampioni i Gjermanisë.

Në garën e fundit kombëtare në Gjermani, që është zhvilluar të dielën pasdite, Briken Calja ka përfaqësuar AV 03 Spejer.

Forma e tij është maksimale, ndërsa ka realizuar gjashtë prova të suksesshme, pa u sforcuar shumë. Në shkëputje është i suksesshëm me 140 kilogramë, 145 kilogramë dhe 151 kilogramë. Në shtytje me 170 kilogramë, 175 kilogramë dhe 180 kilogramë, duke arritur një total prej 331 kilogramë.

Pra brenda asaj që ka demonstruar në dy aktivitetet e fundit ndërkombëtare, ndërsa i ka dhënë pikët maksimale skuadrës gjermane, që është shpallur kampione e Gjermanisë. Calja u bë edhe peshëngritësi i parë që ka arritur normën e kualifikimit për në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.


/Ora News.tv/