Dalja e Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Europian, i njohur ndryshe si Brexit do të sjellë edhe pasoja në sport.

Këmbëngulja e kryeministrit të Anglisë, Boris Johnson që të arrihet një marrëveshje me homologët e tij të BE-së lidhur me daljen e Britanisë nga blloku kontinental mund të prekë dy yjet e futbollit botëror, Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messi.

Dalja e Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Evropian mund të parandalojë dy sulmuesit që të hyjnë në vend pas 31 tetorit për shkak të një ligji të ri që do të hyjë në fuqi duke mohuar cilindo me një shkelje penale.

Nuk bëhet fjalë për personat që  konsiderohen si kërcënim për sigurinë kombëtare, por rregulloret e reja do të zbatohen për këdo që është dënuar për mashtrim tatimor kur të merren parasysh kërkesat për vizë.

Një numër i madh i lojtarëve janë përfshirë në këtë shkelje, përfshirë këtu edhe Messin e Ronaldon. Gjithashtu, kjo do i sillte penalizime edhe futbollistëve si Marceloa apo dhe Diego Costa.

Messi mori një dënim prej 21 muajsh në vitin 2017, i cili më vonë u këmbye me sukses me një gjobë, ndërsa Ronaldos iu dha një dënim 23-mujor dhe një gjobë 18.8 milionë euro në fillim të këtij viti. Me këtë problematikë mund të përballet edhe trajneri, Jose Mourinho, i dënuar gjithashtu për mashtrim të tatimoreve në shtetin spanjoll.

Teorikisht, kjo do të thoshte që as ylli i Barçës dhe Juventus, por as tekniku nuk do të ishin në gjendje të përfaqësojnë klubet ose vendet e tyre në tokën britanike në rastin e një Brexit të Mbretërisë së Bashkuar.

/Ora News.tv/