Brexit paralizon emigracionin ilegal, thirrja e Ambasadorit shqiptar: Mos çoni para dëm!

Brexit paralizon emigracionin ilegal, thirrja e Ambasadorit shqiptar: Mos

Duke shfrytëzuar ekranin e RTV Ora, ambasadori shqiptar në Britaninë e Madhe, Qirjako Qirko, ka drejtuar një thirrje të prerë dhe të qartë për të gjithë qytetarët shqiptarë: Hiqni dorë nga emigrimi ilegal!

Qirko thotë se kryesisht pas Brexit, çdo emigranti të hyrë ilegalisht në territorin britanik i pamundësohet e drejta e punësimit apo marrja e lejes së qëndrimit.

Qirko: I bëj një thirrje të gjithë bashkatdhetarëve të mi për të hequr nga mendja kalimin e paligjshëm në Britaninë e Madhe, veçanërish me Brexit. Një nga arsyet pse u realizua Brexit është ndalimi i emigracionit në terësi. Në këto kushtet shteti britanik ka marrë masa ligjore sa i takon heqjes së çdo mundësie punësimi në Britani për shtetas që hyjnë në mënyrë ilegale, jo vetëm shtetas shqiptar por nga çdo vend tjetër i botës. Pra nuk ka asnjë mundësi që një person i ardhur ilegalisht në një moment të caktuar të fillojë punë dhe të bëjë letrat për të qëndruar legalisht në Britani. Ndaj përsëris thirrjen që të mos e ndërmarrin këtë hap sepse janë para të hedhura dëm dhe nuk do të kenë asnjë rezultat në këtë drejtim.

Pyetjes se pse shqiptarët  "mësyjnë" masivisht drejt ëndrrës britanike,  diplomati i jep këtë përgjigje:

Qirko: Britania është vend interesant dhe shumë i dashur për të emigruar jo vetëm për shqiptarë, këtu ka italianë, ka francezë, gjermanë, amerikanë, sepse është një vend që ofron mundësi të mira, me një sistem social perfekt, me një sistem shëndetësor mjaft të mirë edhe pse britanikët e kritikojnë, ka mundësi për punë, është vend atraktiv për çdo njeri që synon të përmirësojë kushtet e jetës së tij.

Sa i takon ndikimit të Brexit te shqiptarët që jetojnë në Britani të Madhe, Ambasadori shqiptar thotë se nuk do të ketë asnjë pasojë.

Qirko: Brexit nuk ka lidhje me emigracionin. Sa i takon emigracionit ilegal, heq çdo mundësi për tu legalizuar në një kohë të dytë, ndërsa përsa i takon emigrantëve që janë këtu, Brexit është një proces që nuk ka përfunduar, vazhdojnë diskutimet. Një nga pikat është statusi që do të kenë shtetasit e BE që jetojnë në Britaninë e Madhe dhe atyre britanikë që jetojnë në BE. Sa i takon shtetasve tanë që tashmë e kanë fituar të drejtën e qëndrimit të ligjshëm nuk do të kenë asnjë pasojë nga Brexit.

EMISIONET