Kjo është  godina që do të shndërrohet në spital  COVID 2 në rast nevoje për trajtimin e pacientëve të infektuar me koronavirus. Bëhet fjalë për godinën e ish-Universitetit Kristali.  Ai u inspektua sot nga kryemistri Rama dhe Ministrat Manastirliu dhe Ahmetaj.Manastirliu tha se kjo strukturë do të shërbejë për ata pacientë të prekur nga COVID-19, të cilët kanë gjendje shëndetësore të përmirësuar nga trajtimi në spital, por kanë ende nevojë të mbahen nën vëzhgim.

Plani 4 i qeverisë shqiptare në përballjen me karantimin e koronavirusin është krijimi i hapësirave të tjera për personave të prekur me COVID 19.

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja Ogerta Manastirliu kanë inspektuar godinën e cila pritet të jetë gati brenda 30 ditësh.

Spitali i ri do të jetë gati brenda një muaji.

“Spitali karantinë do të shërbejë për ata pacientë që përmirësohen por kanë nevojë akoma për t’u mbajtur nën vëzhgim dhe janë të hospitalizuar. Kjo është pjesë e skenarit të katërt, pasi në skenarin e parë, të dytë dhe të tretë janë struktura të tjera në spitalet publike, ndërsa ky do të shërbejë si një spital-karantinë me një organizim të asistencës bazë mjekësore”, tha Manastirliu.

Nga ana tjetër, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka dhënë detaje se si do të funksionojë dhe lehtësirat që ajo do të ofrojë.

“Struktura është e adaptueshme dhe puna do të fillojë shumë shpejt për rehabilitimin. Çdo dhomë do të adaptohet konkretisht për ata të sëmurë që janë në fazë shërimi që kërkojnë një asistencë bazë mjekësore. Do të jenë rreth 100 shtretër. Është në kushte që mund të adaptohet shpejt për një strukturë rezidenciale dhe të ofrojë shërbimet bazë”, tha Manastirliu.

Një tjetër masë është marrë dhe për blerjen e respiratorëve si dhe sigurimin e medikamenteve për të prekurit nga koronavirusi.

Aktualisht në vendin tonë janë 174 të infektuar, prej tyre 4 fëmijë. 6 prej të infektuarve kanë humbur jetën.

Në shërbimin infektiv aktualisht janë 73 të shtruar dhe prej tyre 3 raste jane ne terapi itensive 2 jane te intubuar. Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

/Ora News.tv/