“Brenda majit Shqipëria do të jetë e hapur tërësisht. Kufijtë e Shqipërisë do të jenë hapur dhe ne do të përgatitemi për sezonin turistik.”

Deklaroi kryeministri Edi Rama I cili po mban fjalën në Kuvend.

"Do të hapemi por jo si tek teatri ku papritur u turr si sheshi tek përsheshi" tha Edi Rama.

Nderkohe me 1 qershor pritet që të hapen kopshtet dhe çerdhet dhe për këtë ministria e Shëndetësisë ka miratuar protokollin për rregullat anti-Covid ku kërkohet ruajtja e distancës mes  edukatorëve dhe fëmijëve.  Distancim kërkohet edhe gjatë kryerjes së lojërave në grupe.

/Ora News.tv/