Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka hapur garën për zgjedhjen e Prokurorit të ri të Përgjithshëm.

Kryetari Gent Ibrahimi tha se rregullorja për vlerësimin e kandidatëve ka hyrë në fuqi të premten dhe për rrjedhojë tashmë është hapur faza e depozitimit të kandidaturave.

Gent Ibrahimi: "Ne sot do të shpallim thirrjen dhe brenda 30 ditëve do të dimë cilët janë kandidatët. Më pas Këshilli do të marrë 40 ditë kohë për verfikimin e plotësimit të kushteve dhe renditjen e kandidatëve sipas meritës"

Kreu i KLP bëri me dije se procesi për kryeprokurorin e ri do të zgjasë 45 ditë dhe në fund, edhe nëse parlamenti nuk e miraton dot emrin, kryeprokuror do të emërohet i pari në listën e KLP.

Sipas Ibrahimit, këtë javë nis vlerësimi I kandidatëve për SPAK-un, por ai shtoi se ky proces do të zgjasë nga vettingu.

Gent Ibrahimi: "Po nuk qe në gjëndje të vendosë Kuvendi renditja jonë mbetet Kështu që po prokurin e Përgjithshëm do e kemi brenda korrikut. Për SPAK afatet janë të paparashikueshme pasi lidhet dhe me vetingun e kandidatëve. Ne bëjmë verifikimet tona dhe renditjen por ama duhet të kalojnë dhe procesin e vetingut.   

Në mbledhjen e të hënës KLP vendosi me 7 vota pro, caktimin e Arben Dylës si drejtues të përkohshëm të prokurorisë së Lushnjes pas shkarkimit të drejtuesit të mëparshëm nga vettingu. KLP caktoi edhe drejtuesin e ri të përkohshëm në Prokurorinë e Fierit ku u prokurorja Violeta Shkurta mori shtatë vota pro. Në mbledhjen e Këshillit u miratua edhe mbarimi i mandatit për prokurorin Ardian Nezha pas dorëheqjes së tij nga detyra një javë më parë.

/Ora News.tv/