Filmi kontrovers “Joker” ka shkaktuar shqetësime të mëtejshme, pasi fansat u turrën jashtë dyerve të kinemave gjatë premierës botërore këtë fundjavë.

Të premten, fansat shkruan komente pa fund në Twitter rreth filmit, ku shohim në rolin e protagonistit, aktorin Joaquin Phoenix.

Në këtë film, Phoenix portretizon Arthur Fleck-un, një kloun i çmendur, i cili do të shndërrohet më vonë në makthin e qytetit të Gotham, dhe natyrisht në një nga keqbërësit më famëkeq në universin e Batman.

“Joker” është përballur me polemika të shumta për shkak të dhunës së tepërt dhe përdorimit të armëve, ndërsa të tjerë këmbëngulin se filmi i detyron shikuesit të simpatizojnë një antihero.

Phoenix dhe regjisori Todd Phillips kanë dale në mbrojtje të filmit, me aktorin i cili beson se audienca është e aftë të bëjë dallimin midis te mirës dhe të keqes.

Regjisori Phillips zbuloi së fundmi se kishte mbetur i befasuar nga kritikat e “Joker”, për shkak se ai kish vendosur të përfshinte 'problemet e botës reale’, si dhuna, që jo gjithnjë janë pjesë e filmave vizatimorë apo transmetimeve televizive.

Filmi vijon të shfaqet në të gjitha kinematë e botës, ndërkohe që thashethemet e hershme lakojnë emrin e Phoenix si një nder pretendentët kryesorë për të rrëmbyer trofeun e “Aktorit më të mirë ” në ceremoninë e Oscar vitin e ardhshëm.

/Ora News.tv/