Bradley Cooper dhe Irina Shayk drejt ndarjes

Bradley Cooper dhe Irina Shayk drejt ndarjes

Marrëdhënia e Bradley Cooper dhe Irina Shayk është 'varur në një fije peri’.

Raportohet se çifti i famshëm po ‘lufton’ për të qëndruar së bashku për shkak të vajzës së tyre të vogël.

Irina dhe Bradley janë prindër të një vajze 2-vjeçare me emrin Lea De Seine. Ndërsa një burim thekson se e vetmja gjë që i mban bashkë është detyra e tyre e përbashkët si prindër.

“Për shkak të vajzës, po vazhdojnë të përpiqen për të qëndruar bashkë,”-tha burimi. “Gjërat nuk janë mirë. Asnjëri prej tyre nuk është i lumtur.”

Lajmet vijnë vetëm një muaj pas thashethemeve se Lady Gaga ishte në një romancë me aktorin, pas performancës së tyre në Oskar.

Por këngëtarja dhe Bradley kanë mohuar thashethemet për një lidhje mes tyre duke pretenduar se janë vetëm miq.

EMISIONET