Tiranë – Kreu i Komisionit të Ekonomisë në Kuvendin e Shqipëris,ë Erion Braçe, ka sqaruar arsyet pse Komisioni i Ekonomisë, që u mblodh dje, nuk e mbështeti kërkesën e Ministrisë së Financave vendosjen e dy taksave të reja kombëtare, 50 lekë për çdo kartë celulari dhe 1000 lekë për çdo automjet, të ardhurat e të cilave do t’i shkonit shërbimit të urgjencës. Sipas Braçes, “ne menduam se këto tarifa të destinuara duhet të adresoheshin në formë dhe në një ligj tjetër, konkretisht në ligjin për Sigurimin e Detyrueshëm të Mjeteve Motorike dhe Qeveria e pranoi arsyetimin tonë,” thekson ai. Nga ana tjetër, lidhur me propozimin e Ministrit të Ekonomisë, Ahmetaj, për dhënien e rrugëve me koncension, për shkak të kostos së tyre të lartë, Braçe vuri në dukje se Komisioni i Ekonomisë nuk e ka miratuar dhënien e rrugëve me koncesion për ndërtim dhe mirëmbajtje, pasi kjo është e garantuar prej vitesh në ligjin aktual, por, Komisioni miratoi një projektligj tjetër, sipas të cilit, koncesionet e këtij lloji nuk do të trajtohen si koncesionet e zakonshme. Në përfundim, Braçe ka sqaruar se “nuk është e vërtetë se si pasojë e këtij akti, Qeveria do të vendosë një taksë të re për të gjithë qytetarët. Në ligj nuk thuhet kurrkund kjo; por, në praktikat e këtij lloji kudo në Evropë, ka autostrada në të cilat lëvizja kryhet përmes një bilete, për ata që lëvizin në to.” ar.sh/Oranews.tv

/Ora News.tv/