Bozdo: Rama doli si Mao Ce Duni

Bozdo: Rama doli si Mao Ce Duni

Dalja e kryeministrit Edi Rama në mesazhin e fund vitit është komentuar nga Partia Demokratike. Anëtari i kryesisë PD, Eno Bozdo krahasoi daljen e Ramës me atë të Mao Ce Dunit. Sipas tij, Rama sot duhet të pranonte vështirësitë ekonomike që vendi kaloi gjatë vitit 2019.

Eno Bozdo: Unë prisja që sot kryeministri minimalisht me një çerek ndershmërie të dilte atje dhe të thoshte që viti që kaluam ishte i vështirë ekonomisht. Por ne do të marrim 1,2,3,4,5 masa, qoftë edhe anulimin e disa PPP-ve. Jo se i ka kërkuar Lulzim Basha apo opozita shqiptare.  Pra nëse kryeministri del dhe flet si Mao Ce Duni, pastaj kjo është shenja dhe simptoma më e rëndë e kësaj qeverisje, kur njeriu mbyll sytë dhe thotë më vjen keq, por...këtu nuk ke çfarë bën më.

EMISIONET