Botërori i Futsallës, Shqipëria fillon përgatitjet për raundin e dytë eliminator

Shqipëria e Futsallës ka filluar përgatitjet për raundin e dytë eliminator të vlefshëm për Kampionatin Botëror të Futsallit “Lituani 2020”.

Në muajin janar, skuadra e trajnerit Erind Resuli, arriti një kualifikim historik duke u kualifikuar për në fazën e dytë të eliminatoreve të botërorit, pasi mundi Greqinë dhe San Marinon, gjatë turneut të zhvilluar në Shkup.

Skuadra po përgatitet intensivisht në Prishtinë, dhe në urdhërat e Resulit janë plot 20 lojtarë të cilët vijnë nga kampionati shqiptar, kosovar, i Maqedonisë së Veriut por dhe nga shumë skuadra në Europë.

Pas grumbullimit 5 ditor në Prishtinë, ku skuadra po zhvillon nga dy seanca stërvitore në ditë, më datë 21 Tetor i gjithë grupi udhëton drejt Rumanisë, që është edhe mikpritësja e turneut.

Ndeshja e parë për kuqezinjtë është më 23 Tetor, në orën 15:30 ndaj Kazakistanit. Një ditë pas ndeshjesh me kazakët, vjen përballja me vendasit e Rumanisë e cila do të luhet në orën 18:00. Main Round, Grupi 5 kualifikues, do të mbyllet me përballjen ndaj Holandës në datë 26 Tetor, në orën 15:30.

Lista e lojtarëve të grumbulluar:



EMISIONET