Bota e pokerit në zi

Liliya Novikova e  konsideruar si  "lojtarja më seksi në Rusi” u gjet e vdekur. Sipas të dhënave të para, 26-vjeçaria  gjeti vdekjen  nga një goditje elektrike duke mbushur telefonin celular me një pajisje tjetër, ndoshta të prishur. Aksidenti vdekjeprurës ndodhi në banjën e shtëpisë së saj, në Moskë.

"Gjatë kontrolleve të para në trupin e viktimës, janë regjistruar shenja të goditjeve elektrike,"- shpjegoi Zëdhënësi i Komitetit Hetimor Rus .

 Autopsia do të ofrojë përcaktuesit më të fundit . Sipas burimeve të tjera, ekziston mundësia që vajza e re vdiq nga trauma e kokës, nga rrëshqitja në banjë.

Pas diplomimit në inxhinieri me nderimet më të larta ajo kishte bërë poker punën e saj të plotë. 

Lajmin zyrtar të vdekjes së saj e bëri  administratori i klubit të tifozëve, përmes një postimi në Facebook:

"Unë nuk di si ta  prezantoj një lajm të tillë u mendova gjatë dhe e kam të vështirë ta shkruaj këtë.Liliya vdiq nga një aksident mbrëmë. Ajo nuk është më. Na la”.


EMISIONET