Bosi i Microsoft ka folur për ligjin e ri të diskutueshëm të shtetësisë në Indi.

Satya Nadella me origjinë nga India tha që ajo që po ndodh është "e trishtueshme" dhe ai do të dëshironte të shihte një emigrant nga Bangladeshi  që të ketë sukses në industrinë e teknologjisë në vend.

Komentet e tij vijnë mes protestave të vazhdueshme, ndonjëherë të dhunshme kundër ligjit.

Ligji për Ndryshimin e Shtetësisë (AAC) është kritikuar pasi shihet si diskriminues ndaj myslimanëve.

Duke folur në një ngjarje të Microsoft për redaktorët në Nju Jork, Nadella tha: "Unë mendoj se ajo që po ndodh është e trishtueshme. Unë mendoj se është thjesht keq", sipas BuzzFeed.

"Do të doja shumë të shihja një emigrant nga Bangladeshi i cili vjen në Indi dhe krijon një brend tjetër në Indi ose bëhet CEO i ardhshëm i Infosys", tha ai.

Nadella u rrit në Hyderabad - qendër teknologjike e Indisë - por tani është një qytetar amerikan.

Menjëherë pas kësaj, Microsoft India lëshoi një deklaratë duke cituar z. Nadella, ku ai përsërit shpresën e tij për "një Indi, ku një imigrant mund të aspirojë të gjejë një fillim të mbarë".

Por shton se "çdo vend do dhe duhet të përcaktojë kufijtë e tij, të mbrojë sigurinë kombëtare dhe të vendosë politikën e imigracionit në përputhje me rrethanat."


/Ora News.tv/