Shumë studime kanë treguar se lëngu i boronicave është ilaç i përkryer kundër anemisë, ngadalëson proçesin e plakjes, përmirëson funksionimin e shikimit dhe qarkullimin e gjakut. Boronica është një burim i pasur antioksidantësh dhe për këtë meritë më së shumti kanë antocianinet që i japin dhe ngjyrën këtij fruti malor. Por përveç frutit edhe gjethja e boronicës ka një vlerë të veçantë në shëndetin e njeriut sepse janë një minierë e vertëte e mineraleve të kaliumit, natriumit, manganit, hekurit etj e pasur gjithashtu edhe me vitamin C. Nga gjethet e saj mund të pregatiten çaji që është diuretic I shkëlqyer për shërimin e veshkave dhe të fshikëzës, ndërsa përdoret dhe si përbërës I përzierjeve bimore për shërimin e sëmundjes së sheqerit. Por duhet treguar kujdes me sasinë e përdorimit të gjetheve sepse përdorimi për një kohë të gjatë mund të çojë deri në helmim kronik. Megjithatë duke patur parasysh që boronica ka dobi të shumëfishta në shëndet duke të përfshihet më shpesh në ushqim.

/Ora News.tv/