Qytetarët janë ngritur në protesta kundër ambasadorit të OSBE, Bernd Borchardt.

Protestat po zhvillohen në sheshin "Nënë Tereza".

Me thirrjet "Borchardt zhduku nga Shqipëria”  dhe me pankarta në duar ata kërkojnë largimin e Borchardt nga Shqipëria.

Protestat vijnë si reagim ndaj aktit të ambasadorit të OSBE që i drejtoi gishtin e mesit banorëve të Astirit.

"Gishti i mesit nuk i ka hije OSBE-së,"-shkruhet në një prej pankartave.

Gishti i mesit - Mbrëmjen e 13 tetorit, Borchard po dilte nga hyrja e një pallati tek "Myslym Shyri" ku banon kur një grup të rinjsh, protestues afër drejtorisë së policisë thërrisnin "Rama ik! Rama ik!

Në një moment njëri prej tyre tha "Shame on you" dhe ambasadori reagoi duke i treguar gishtin e mesit, por pa kthyer kokën pas.

Një ditë pas incidentit, ai kërkoi falje në një postim në Twitter ku shkroi: “Do të doja t’u kërkoja sinqerisht ndjesë atyre që mund të kem fyer dje. Unë e respektoj të drejtën e shqiptarëve për të protestuar paqësisht.”

/Ora News.tv/