Borchardt i ngriti gishtin e mesit protestuesve, Ceka: Gjest prej rrugaçi

Borchardt i ngriti gishtin e mesit protestuesve, Ceka: Gjest prej rrugaçi

Politikani Neritan Ceka ishte i ftuar në studion e lajmeve në "RTV Ora", ku quajti 'gjest prej rrugaci' veprimin e ambasadorit Bernd Borchardt ndaj protestuesve të Unazës së Re.

Neritan Ceka: Besoj se ambasadat i transmetojnë lajmet se c'është Tirana, c'është ky pseudo parlament dhe cfarë janë partitë politike në Shqipëri. Besoj që kjo është figura pas së cilës fshihet një kryeministër i cili paraqitet si artist dhe kërkon të impresionojë udhëheqësit europianë me figurën e tij. Besoj që ky raport duhet prishur duke filluar nga Tirana. Raporti që kemi me OSBE-në, një ambasador që del mes Tiranës dhe bën gjeste prej rrugaci dhe është ende ambasador, normalisht nuk do qëndronte në asnjë vend. Imagjino Beogradin, a mund të qëndronte ky njeri në Beograd? Dhe këtu normalisht, në këtë karikaturë të shtetit është në ambientin e tij të përsosur. Dhe kjo ndodh në raportin që kemi me të huajt. 

EMISIONET