Inspektoriati Shtetëror Shëndetesor me ne krye Vjollca Brahon deklaron një numër rekord inspektimesh gjatë perjudhes se pandemisë, rreth 87 mijë.

Ndërsa nga një vëzhgim i kryer nga  emisioni investigativ "BOOM", gjendja në kryeqytet rezulton alarmante.

Në fakt kjo situatë  duket se nuk do të ketë përmirësim për sa kohë që inspektorët  veprojnë me vullnet të pavarur.

Areti Beruka: Inspektorët veprojnë me vullnet të pavarur në terren për marrjen e masave. Ata janë në terren nga mëngjesi në darkë.

Shprehja "bëni si them unë dhe mos bëni si bëj unë" gjen zbatim gjatë inspektimeve që kryhen në Tiranë.

Gjatë inspektimet shihet qartë se Kryenispektorja Areti Beruka nuk vendos maskë gjatë kohës që kryen inspektime në terren

Edhe pse deklarohet se Inspektorët punojnë ditë dhe natë nga vëzhgimi i "BOOM" ka rezultuar  e kundërta.

Pamjet që paraqet në rrjetet sociale Kryeinspektorja Vjollca Braho mund të kënaqin pa masë Ministrinë e Shëndetësise, por  janë shumë larg realitetit.

/Ora News.tv/