Emisioni investigativ “BOOM” në RTV Ora solli rastin e një familje në Zall Bastar të dëmtuar nga tërmeti.

Bëhet fjalë për familjen Fejza e cila përbëhet nga katër anëtarë. Denoncuesi është Besnik Fejza, njëri prej djemve të familjes.

Ashtu si shumë banesa të tjera edhe banesat e familjes Fejza janë dëmtuar nga tërmeti. Dëmet e shkaktuara prej tij janë të mëdha dhe si pasojë banesat janë të pabanueshme. Për këtë arsye Besniku së bashku më bashkëshorten dhe fëmijët, aktualisht jetojnë brenda godinës së Egi Centër, pranë Unazes së Re. Pronari i kësaj godine ka strehuar 100 familjarë.


Ai jetonte së bashku me 3 vëllezërit në dy banesa ngjitur. Njëri prej vëllezërve është larguar dhe vendosur në një shtëpi me qera ndërsa Besniku me familjen e tij janë strehuar tek qendra Egi Center.

Banesat kanë pësuar dëmë të forta që në tërmetin e parë të shtatorit. Ndërsa tërmeti i 26-të nëntorit i bëri ato të pabanueshme.

Besnik Fejza : Shtëpia është dëmtuar që në tërmetin e parë në shtator, tani ka pësuar goditje më tepër seç duhet. Është e pa banueshme, nuk jetohet. Jemi katër vëllezër, një nga vëllezrit ka ardhur me qera nga frika .Janë dy banesa, në njërën banesë rri vëllai. Unë me familjen aktualisht po jetojmë në këtë godinë.  Këtu na solli një njeri me telefon. Pronari i kësaj godine na hapi dyert, kushtet këtu i kemi shumë të mira.

Gazetarja: Pas tërmetit të 21 shtatorit  a ka ardhur Njësia? Çfarë ju ka thënë?

Besniku: Ka ardhur, na kanë thënë që dil. Tashi është “e pësove ta pësosh”! Fëmijët nuk mund ti lë brenda. Kemi bërë edhe kërkesë, unë nuk mund të rri më atje. Fëmijën e kam me shurup me temperature se kemi ndenjë jashtë.

Gazetarja: Në ditët e para, pas rënies së tërmetit, ku keni qëndruar? A ju ka dhënë çadër Bashkia?

Besniku: Jo…jo  fare, kam fjetur me derë hapur, here jashtë, here brenda, në qiell të hapur. Ata ndoshta nuk na shikojnë sepse jemi një zonë të thellë, as syri as veshi nuk e kap. Ka dhe shtëpia te tjera.

Gazetarja: Pas tërmetit të dates 21 shtator a erdhën ekspertët?

Besniku: Jo nuk erdhën, është ngritur babai, 87 vjeç, ka shkuar, ka çuar një person. Administratori, ka ardhur e ka parë dhe tha “paske të drejtë”! Morën pamjet dhe asgjë.

BOOM ne Zall Bastar 

Pas denoncimit të Besnikut, “BOOM” udhëtoi për në Zall Bastar për të parë nga afër situatën në banesat e tyre.

Babai i tij, Aqif Fejza, bashkë me dy djemtë e tjerë vazhdojnë ende të jetojnë në banesat e dëmtuara.




Zoti  Aqif Fejza tregon se si e perjetuan momentin që ra tërmeti.

Zoti Aqif Fejza : Ne ishim në gjum, u tund! Mua më kanë nxjerrë zvarrë, dolem jashtë. Këtu jetojnë tre djem, në atë banesën aty jashtë jeton djali tjetër, janë të gjitha të dëmtuara. Një djal e kam të sëmurë me unaza në zemër, vetëm unë rri këtu.

Gazetarja: Nuk keni frikë që jetoni këtu?

Zoti Aqif: Rri tek ajo dhoma aty që duket pak më e mbledhur, aty rri, po më zuri le të më zëri. Unë ditët i kam mbaruar!

Banesa ne gjendje te mjeruar

Edhe Pranvera, bashkëshortja e njërit prej djemve, ëshët shprehur se ka bërë disa herë kërkësë por nuk ka marrë asnje llojë zgjidhje.

“Kjo banesë është e pamundur për të jetuar,nuk di ku të shkojë,nga tja mbaj.Shkojmë në njësi ,hë se do vijmë, shiu bie mbi krevat, po më shembet skam nga të mbaj. Kam pak bagëti, me ato jetojë, ata vijnë dhe tallen me ca elektrik dore, ndërrohet çatia më thonë, çatia po bie krejt!”- shprehet Pranvera.

Gazetarja: Ku janë fëmijët?

Pranvera: Kanë ikur ku ti zëri nata.

Takimi me kryetarin e Zall Bastarit

BOOM ka kontaktuar me kryetarin e Njësisë Administrative Zall Bastarit, Genc Sita.

 Gazetarja: Z.Genci kemi ardhur për rastin e famijes Fejza, por duam të dim edhe një përmbledhje të situates në Njësinë Administrative, sa banesa janë të dëmtuara? Si është situata?

Kryetari: Atëherë, deri në momentin që flasim janë 184  ankesa të ardhura nga qytetarët, të cilat janë verifikuar të gjitha në total. Kanë filluar të përgatiten praktikat përkatëse, konformë ligjit. Por ka kërkesa në çdo moment dhe ky numër është në rritje. Kjo zgjatje e ankesave është për shkak të largësisë, apo arsye të ndryshme. Rasti konkret i familjes Fejza, është bërë verifikimi, nga komisioni i ngritur në lidhje me tërmetin e 26 nëntorit. Personi në fjalë ndodhet në një objekt, ku është bashkë me të atin. Këto banesa janë të vjetra, para 70 apo 80 vitesh, si shkak i vjetërsisë, tërmeti ka ndikuar çik më tepër. Z.Fejza ka ardhur ka bërë kërkesën, janë përgatitur dokumentat nga komisioni  i  verifikimit dhe jemi në fazën  e përgatitjes së dosjes për tu dërguar pranë Bashkisë Tiranë.

Gazetarja: Kjo banesë është dëmtuar që në tërmetin e pare të 21 shtatorit. Kryefamiljari i kësaj familje na pohoi se ka bërë kërkesa në Njësinë Administrative, nga tërmeti i pare ka pasur një grup verifikimi?

Kryetari: Po ka pasur,kam qënë dhe unë në familjen e tij,e kemi pare në vija të trasha,me aq sa dijeni kemi nga fusha e inxhinierisë,për këtë i jemi drejtuar me një kërkesë Institutit të  Ndërtimit,që është organi kopetent për të dhënë vendimin përfundimtar,nëse një objekt është i banueshëm apo jo.

Gazetarja: Ka pasur një përgjigje nga Instituti i Ndërtimit, që nga 21 shtatori deri më 26 nëntor,në tërmetin e dytë?

Kryetari: Përgjigje me shkrim nuk ka pasur, më është thënë që në momentin më të pare të mundshëm, do të vijmë të bëjmë një verifikim.

Gazetarja: Po tani në tërmetin e dytë a ka një ekip të specializuar?

Kryetari: Presim, kemi qënë në kontakt të vazhdueshëm me Kryetarin e  Bashkisë, i cili për shkak të ngarkesës, po presim dita ditës të japi verdiktin Instituti i Ndërtimit,janë ata që vendosin nëse janë të banueshme apo jo.

/Ora News.tv/