Siguria në plazhe edhe këtë vit duket se mbeti në kuadrin e deklaratave, qofshin këto në letër, apo të artikuluara publikisht.

Emisioni "BOOM" realizoi një vëzhgim në plazhet e vendit për të parë sesa ka gjetur zbatim rregullorja e miratuar nga Këshilli i Ministrave me 27 shkurt të këtij viti, që lidhet me kushtet dhe kriteret e ushtrimit të veprimtarisë së stacionit të plazhit.

Duke nisur me plazhet e Durrësit, mungojnë bovat, nuk ka vrojtues plazhi dhe kulla qëndron bosh. Mungojnë edhe tabelat informuese.

"Nuk ka vrojtues plazhi."

"Vetëm çfarë mbrohesh vetë këtu, sezoni ka filluar me 25 maj, nuk janë vendosur kullat e vrojtimit."

Edhe në plazhin e Malit të Robit në Kavajë mungojnë bovat, vrojtuesi i plazhit dhe tabelat informuese.

"Vëzhguesit mungojnë."

"Për këto që nuk dinë mirë është të kishte."

E njëjta situatë dhe në plazhin e Golemit.

"Është shkrehur shteti pothuajse."

Edhe plazhi i Shëngjinit ka mangësi të shumta gjatë këtij sezoni.

"Nuk ka roje, kabinat i kanë bërë."

"Kullat janë por ata që punojknë aty nuk i shohim."

Ndërkohë në Velipojë në vend të rojeve bregdetare lulëzojnë tregtarët ambulantë.

"Nuk ka roje bregdetare."

"Kam një javë këtu dhe nuk kam parë.Pushoj çdo vit këtu dhe nuk ka."

Po çfarë thonë vetë bashkitë pas interesimit të gazetarit të "BOOM"?

Nënkryetarja e bashkisë Lezhë, Alfrida Marku: Bashkia Lezhë ka marrë të gjitha masat për të garantuar që edhe këtë sezon plazhet e Shëngjinit dhe Tales të jenë ndër më të frekuentuarit në Shqipëri. Për kullat e vrojtimit dhe rojet bregdetare është parashikuar që të jetë detyrim i operatorëve që menaxhojnë këto stacione. Bashkia do të monitorojë zbatimin e kontratës.


Edhe nga bashkia Kavajë konfirmohet e njëjta gjë.

"Do të marrim edhe masa administrative për bizneset dhe resortet që nuk përmbushin parametrat dhe kushtet e sigurisë."


Drejtori i Turizmimit në bashkinë Shkodër, Gentian Mema: Subjektet janë në shkelje të ligjit, normalisht do të duhet të merren masat përkatëse.


/Ora News.tv/