BOOM: Sëmundja gjunjëzon familjen Xhelo, djali me një veshkë nuk mund të ndihmojë babain me plagë në trup

Emisioni "BOOM" në Rtv Ora solli në rubrikën "Shqipëria pa filtra: të kësaj të premteje historinë e familjes Xhelo nga fshati Dushk i Lushnjes.

Hetem Xhelo e ka ndërtuar shtëpinë në vitin 1993, por ndryshe nga shtëpite e tjera të fshatit ajo është ndërtuar me qerpiç.

Tërmeti i rënë se fundmi e ka bërë të pabanueshme shtëpinë dhe sikur të mos mjaftonte ky fakt, kryefamiljari dhe djali i tij vuajnë nga probleme shëndetësore.

Plaga që ka në këmbë prej 17 vitesh e ka bërë që ai të mos jetë i aftë për punë, por gjatë gjithë kohës të lëngojë në shtrat.

Hetem Xhelo: Më ka dalë një plagë këtu prej 16 vitesh. Nuk kam lënë vend pa shkuar. Tani nuk lëviz dot, se vë dot këmbën në tokë, Edhe çunin e kam të sëmurë, me një veshkë. Mos ta kishte ndihmuar një kushërirë, çuni do të ishte harruar prej dy vitesh.Doktoresha Luli ma tha dua 1200 euro që të jap KEMP-in. Shtëpinë e kam të ndërtuar me plitharë, ngjishet balta dhe thahet në diell, bëhet si tullë. Nuk ka themel të fortë. U bëj thirrje shqiptarëve që të më ndihmojnë.

Gruaja: Nuk punoj dot se duhet tu bëj hyzmet këtyre. Edhe  veresi nuk na japin më dyqanet se kemi borxhe.

Djali: Babi vuan prej 17 vitesh nga një plagë. Unë dua të punoj por jam i sëmurë, jam me një veshkë. Kam lindur me një veshkë, edhe kjo ka mbledhur gurë dhe shpesh kam dhimbje dhe kriza. Nuk marr KEMP. Përgjigjia që marr gjithmonë është se nuk e përfiton. Nga shtëpia dal vetëm kur kam vizita mjekësore. Shtëpia ka qenë e dëmtuar, por dëmet më të mëdha i ka marrë nga tërmeti i 26 nëntorit, ka marrë plasaritje dhe çarje. I jam drejtuar bashkisë Lushnje dhe asnjë ndihmë. Ka pasur raste që as më kanë pritur, përplaset një derë dhe një tjetër, nuk të pret askush. I bëj thirrje bashkisë dhe kujtdo që ka mundësi të na ndihmojnë.


EMISIONET