"BOOM" - Rrugët e harruara të Veliajt “lëngojnë” për investime. Ku shkojnë taksat e banorëve të Tiranës?

"BOOM" - Rrugët e harruara të Veliajt

Tirana numëron pafund rrugë pa standarde. Herë pas here, qytetarët ankohen në redaksinë e emisonit investigativ "BOOM" në RTV Ora për mungesën e investimeve në infrastrukturën rrugore në lagjen ku ata jetojnë.

Ndaj, sot ne do të sjellim në fokus disa segmente të tjera që Veliaj i ka harruar.

Më parë kujtojmë çfarë ka thënë ai për këtë sektor gjatë disa daljeve publike në terren.

Veliaj: Të sigurohemi që cilësia e jetës nuk ndryshon vetëm në qendër, se njerëzit, sigurisht që kanë nevojë për sheshin “Skënderbej”, por kanë nevojë edhe për sheshin e lagjes, sigurisht që kanë nevojë për Bulevardin e Ri, por kanë nevojë edhe për rrugicat e lagjes. Ndaj edhe unë besoj se vetëm duke i balancuar investimet madhore me investimet në komunitet, nëpër lagje dhe nëpër blloqe banimi, mund të kemi realisht Tiranën. Motoja e bashkisë së Tiranës është më mirë fokus te puna, se puna flet më shumë sesa gjithë ulërimat , shpifjet dhe sharjet. Jemi shumë të fokusuar tek axhenda e qytetit dhe sa të drejtoj këtë bashki, do të jemi fokusuar te puna, sepse besoj se qytetarët në fund të ditës, duan vepra konkrete, punë konkrete.

Si edhe në emisione të kaluara, "BOOM" ka realizuar një vëzhgim të infrastrukturës së rrugëve në disa prej lagjeve të kryeqytetit.

Fillimisht, gazetari Andrelin Prifti paraqiti situatën në rrugën “Arben Broci” ku banorët shprehen se kanë kryer disa riparime vetë.

"Kjo ka ngelur prej shumë vitesh kështu. Shumë vite që nuk po vihet dorë. Banorët vetë kanë bërë ca riparime. Edhe rruga kryesore kështu është. Askush nuk kujtohet. Veliaj nuk ka bërë asgjë. Mburret shumë për punët që bën,por për zonën tonë nuk ka vënë dorë fare".

Situata në rrugën “Kasëm Qafëzezi”, pranë Rrugës së Re në Astir. 

Banorët shprehen se edhe automjetet me të cilat e përshkojnë këtë aks rrugor kanë filluar të amortizohen.

"Kam thirrje që ta shtrojnë sa më parë. E vështirë është, por cfarë të bëjmë? I paguajmë të gjitha".

"I paguajmë të gjitha. Veliaj të vijë të bëjë rrugën. Ai vetëm gënjen, vetëm mashtron".

Situata në rrugën “Kristofor Kissi”.

"Këtu gjithmonë ka qenë zero shërbimi. Kemi 20 vite këtu."

"Vetëm vijnë, do bëjmë rrugë e do bëjmë këtë... Kanë premtuar shumë herë. Veliaj vetëm për llafe. Nuk e kam parë, nuk e njoh. Silleni një herë këtu ta shikojë!"

EMISIONET