"BOOM": Rama premtoi dyfishim e ndihmës ekonomike, por në Durrës këtë muaj kanë marrë vetëm një

"BOOM": Rama premtoi dyfishim e ndihmës ekonomike, por në

Kryeministri Rama ka premtuar dyfishim të ndihmës ekonomike ku në vendimin nr.254, datë 27.3.2020 që parashikonte pagën e luftës, parashikonte në pikën 2 edhe dhënien e një pagese shtesë për individët që përfitojnë këtë ndihmë.

Në redaksinë e emisionit "BOOM" në RTV Ora ka mbërritur një ankesë nga një banor në lagjen 6 Durrës. Ai thotë se prej dy vitesh trajtohet me ndihmë ekonomike ndërkohë që pagesën e parë e ka marrë.

Ndërsa pagesën shtesë të premtuar nga kryeministri Rama nuk e ka tërhequr ende.

Denoncuesi: Jemi 4 antarë unë gruaja dhe dy fëmijët. Ndihmën e parë e kam marrë tek posta nr.5 dhe shtesën e kam marrë tek posta qëndrore, muajin e parë. Ndihmën ekonomike për këtë muaj e kam marrë por shtesën jo.

Punonjësja e Postës Durrës: Shtesat për muajin prill këtu në zyrën qendër nuk kanë ardhur akoma.

Gazetarja: Po nga i prisni ju, nga Bashkia?

Punonjësja e Postës Durrës: Nga Bashkia.

Gazetarja: Po keni ndonjë njoftim deri tani kur mund të dalin?

Ndërkohë na kap syri një detaj në hyrje të postës, tek dera polici i shërbimit mban në dorë disa maska të bëra në mënyrë artizanale që ju a jep atyre që kanë ardhur pa maskë.

Maskat janë bërë me letër nga ato që fshin duart, palosur me dysh, kapur me kapse nga ato që kapen fletët dhe për tu vënë pas veshi kapur me dy llastikë nga ata që i vihen lekëve.

Roja thotë janë artizanale një përdorimshe, ca të bëjmë nuk lejohet të hysh pa maskë në postë. Kështu i kanë bërë me mjete rrethanore.

Ndërkohë ne kërkuam informacion edhe nga Bashkia Durrës në lidhje me pagesën e ndihmës ekonomike, pagesën e dytë prej 36 mijë lekë për denoncimin në "BOOM" dhe marrim këtë informacion.

"Ne borderotë i kemi bërë gati dhe çuar, fondet erdhën, tani janë në proces me financën dhe thesarin edhe brenda ditës së premte do të ndahen". 

EMISIONET