BOOM: Drejtoresha lë nxënësit ekselentë pa bursa, harroi të dorëzojë dokumentet

BOOM: Drejtoresha lë nxënësit ekselentë pa bursa, harroi

Emisioni investigativ "BOOM" në RTV Ora solli këtë të martë denoncimin e znj. Antonela Murthi, mamaja e një nxënësi në shkollën "Niket Dardani" në Tiranë.

Prej disa vitesh, djali i saj është pajisur me bursë si nxënës ekselent, por këtë vit ai nuk e ka përfituar.

Sipas asaj që shprehet znj. Murthi, drejtoresha e shkollës ka harruar të dërgojë emrat e nxënësve ekselentë në ministri.

"Djali im eshtë ekselent. Këtë vit nuk mori bursë sepse drejtoresha më tha se ka haruar të dërgojë emrat e nxënësve në ministri, kështu me ka thene. Ky është problem i drejtoreshës, unë dua që fëmija im të marrë atë që i takon".

Ekipi i BOOM i është drejtoreshës së shkollës për të marrë më tepër informacion pë këtë shqetësim.

Drejtoresha shkollës: Problemi është i imi, ngarkesa e punës, kam anashkaluar dërgimin e dokumentave. Është gjithë shkolla që nuk kam marrë. I kam sqaruar edhe prindërit e tjerë. Do ia paguaj une nga rroga ime, nëse zonja kembengul.

Nga biseda me drejtoreshën, ajo tregon se fondi i kalimit të bursave ka kaluar dhe nuk mund të rikthehet procesi nga fillimi.

Drejtoresha e shkollës i premtoi znj. Antonela se do t'i kalonte lekët në numrin e llogarisë në bankë.

Por ka kaluar më shumë se 2 javë dhe lekët nuk janë transferuar ende.

EMISIONET