BOOM: Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë abuzime me projektet, i 8-fishon pagën vetes

BOOM: Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë abuzime me

Emisioni i RTV Ora, BOOM ka investiguar këtë herë abuzimet e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë.

Edhe pse ligji për Dhomat e Tregtisë dhe Industrisë në nenin 32 të tij përcakton se kryetari është funksionar me kohë të plotë, kryetarja Ines Muçostepa, rezulton e dypunësuar.

Mosfunksionimi i organeve drejtuese të B.DH.T.I, në mungesë të thirrjes nga vetë kryetarja, ka sjellë edhe disa vendimmarrje abuzive.

E tillë është dhe rritja e pagës që kryetarja Ines Muçostepa, i ka bërë vetes, duke e 8-fishuar atë.

Gjithashtu mosfunksionimi i organeve drejtuese, si kryesia dhe asambleja e përgjithshme, në këto 4 vite, ka bërë që të mos miratohet programi dhe buxheti, të mos përmbushet detyrimi ligjor i miratimit te pasqyrave financiare te 4 viteve ushtrimore, të mos miratohet raporti vjetor i veprimtarive në përgjithësi si dhe të mos përcaktohet masa e kuotave vjetore të dhomave dhe mënyra e vjeljes së tyre.

Për anëtarët e kryesisë dhe asamblesë, përgjegjësia për shkeljen e ligjit dhe mosfunksionimin e unionit, bie mbi kryetaren Muçostepa.

Edhe projektet e fituara nga bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë, nuk janë miratuar në organet vendimmarrëse.

 

Qëllimi i projekteve në vetvete është përfitimi i bizneseve, por në këtë rast bizneset jo vetëm që nuk janë përfituese, por nuk kanë asnjë informacion në lidhje me projektet.

Për të gjitha këto abuzime, BOOM kërkoi një përgjigje nga kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë, e cila nuk ju përgjigj kërkesës së BOOM!

EMISIONET