Në vendin ku premtoi se do të ndërtonte një shkollë dhe kopsht për banorët e Yzberishtit, kryetari i bashkisë Tiranë Erion Veliaj ka dhënë së fundmi leje për ndërtimin e një pallati, duke zhgënjyer kështu banorët që  prej vitesh po varfërohen duke paguar shërbimin në  çerdhe kopshte e shkolla private:

Erion Veliaj: Angazhohemi të ndërtojmë një kopësht dhe një shkollë 9-vjeçare të re në zonën e Unazës së Re pranë KMY-së në Yzberisht, sepse aty është nevoja më e madhe për të pasur lehtësimin e shkollave të kombinatit nga dy turet që kemi sot".

Të shqetësuar banorët shprehen se premtimet kanë shërbyer vetëm për marrjen e votave. 

Gazetarja: Një kopësht dhe një shkollë janë premtuar për zonën e Unazës së Re për Yzberishtin. Në 2015 e ka premtuar kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj. A është bërë?

Banori 1: Jo, nuk është bërë. Janë bërë pallate private. Këta nuk po mbajnë fjalën. Kanë ardhur të marrin votat.

Banorja 2: Nuk mundem dot ta regjistrojmë, tek Vasil Shanto kishim qejf.

Gazetarja: Nuk e regjistruat në shkollë publike dhe e dërguat në shkollë private?

Banorja 2: Po!

Gazetarja: Sa paguani në muaj?

Banorja 2: Një milion e gjysmë në vit.

Gazetarja: Ku e bëni shkollën?

Fëmija: Tek Vasil Shanto.

Gazetarja: Nuk ka një shkollë këtu afër?

Fëmija: Jo.

Gazetarja: Në çfarë ore zgjohesh ti nga gjumi për t'u bërë gati për shkollë?

Fëmija: Rreth orës gjashtë e gjysmë.

Përgjatë këtij investigimi gazetarët e "BOOM" zbuluan se përpara dhënies së lejes për pallat, pikërisht në atë vend Bashkia kishte realizuar dhe studimin e fizibilitetit për ndërtimin e shkollës dhe kopshtit.

Gjatë xhirimeve jashtë kantierit një nga përfaqësuesit e firmës ndërtuese i deklaroi gazetares se kanë rënë dakord me bashkisë që edhe për 5 vjet sa të mbaroj pallati, kopshti nuk do të ndërtohet.

Gazetarja: Studimi që ka bërë Bashkia i fizibilitetit është këtu. Këtu ka qenë kalçeto?

Përfaqësuesi i firmës ndërtuese: Po.

Gazetarja: Këtu po ndërtohet paralelisht edhe shkolla apo këtu është dhënë leje për ndërtim dhe mbaroi historia?

Përfaqësuesi i firmës ndërtuese: Jo, do mbaroj pallati dhe pastaj Bashkia do bëj shkollën.

Gazetarja: Domethënë shkolla dhe kopshti thua ti nuk do të ndërtohen para 5 vjetësh? Kur të mbaroni ju 5-vjeçarin do të ndërtohen ato.

Përfaqësuesi i firmës ndërtuese: Kështu janë, të paktën kështu është bërë biseda.

I pyetur në lidhje me këtë problem përfaqësuesi I njësisë administartative 14, njësi e cila përfshin zonën e Yzberishtit dhe Unazës së re, deklaroi se deri tani nuk kanë asnjë dijeni në lidhje me ndërtimin e shkollave apo koshteve në këtë zonë.   

/Ora News.tv/