BOOM: E diagnostikuar me kancer dhe pa çati mbi kokë, 60-vjeçarja jeton me frikën e gjakmarrjes

Në rubrikën "Shqipëria pa filtra", emisioni BOOM këtë të premte ka sjellë historinë e një gruaje 60-vjeçare. E diagnostikuar me kancer dhe pa shtëpi, pas gabimit të djalit minoren ajo tashme jeton edhe me frikën e gjakmarrjes.

Familja Shakaj nga Selenica e Vlorës kishte një jete normale deri në momentin që  djali i tyre adoleshent ne grindje e sipër godet për vdekje  shokun e ngushte. Edhe pse djali vuajti dënimin frika nga hakmarrja bëri qe familja Shakaj të braktiste shtëpinë në Selenicë. Kane kaluar  plot 12 vite që familja endet  nga fshati në fshat  duke jetuar në  shtëpitë e braktisura.

Ka dy vite që kryefamiljari  humbi jetën duke e lenë bashkëshorten në mes të katër rrugëve dhe pa çati mbi kokë.

Drita Shakaj: Kam dy vjet që jam futur këtu, këtu më vdiq edhe burri. Unë ika për punë hasmërie. Nuk kthehemi në Selenicë, sepse ne i kemi fqinj afër. I nxisin dhe të tjerët. Edhe ai djalë nëne, ishte. Djali im me djalin tjetër ishin shokë. E vrau pas një debati.

Drita thotë se vuan nga kanceri dhe ka hequr një gji. Ajo nuk merr asnjë mjekim, pasi nuk ka lekë. Nuk ka frikë nga vdekje, por kërkon që shtëpia ku banon mos rrëzohet dhe ti zërë djalin brenda.

Drita Shakaj: Kam hequr gjirin, nuk kam bërë asnjë vizitë. Vdekjen mbase e prisja, por këtë jo. Edhe një qen nuk jeton kështu si puna ime. 

"Drita jeton shumë keq, shtëpia pa çati. Vetëm është, fëmijët i kanë ikur. Është me shumë probleme. Qeveria të verë dorë se gjynah", tha komshia e Dritës.

Thirrja shkon për kryetarin e bashkisë Selenicë, për të marrë masa për strehimin e zonjës drita, para se të ndodhë ndonjë tragjedi.

Po ashtu, apel i bëhet çdo shqiptar që ka mundësi ta ndihmojë nënën Drita, jeta e së cilës ndryshoi pas një gabimi që bëri djali minoren.

EMISIONET