"Serbia nuk duhet të bëhet anëtare e Paktit të NATO-s".

Politika e vetme e mundshme e Serbisë në fushën e mbrojtjes është politika e neutralitetit ushtarak, tha Nenad Popoviç, ministër dhe kryetar i Partisë Popullore të Serbisë, përcjell lajmi.net.

Sipas tij kjo politikë nuk nënkupton vetëm për të forcuar ushtrinë nëpërmjet blerjes së armëve të reja dhe rifutjen e shërbimit ushtarak të detyrueshëm, por edhe një bashkëpunim ushtarak të barabartë me të gjitha aleancat.

“Prandaj, ndërkohë që ne e kujtojmë edhe agresionin e NATO-s kundër Serbisë dhe të gjitha viktimave njerëzore dhe dëmet materiale të bëra me këtë akt të paligjshëm dhe barbarë, e kuptojmë se për arsye shtetërore është i nevojshëm bashkëpunimi me këtë aleancë ushtarake. Por, për shkak të zbatimit të politikës së neutralitetit ushtarak, Serbia duhet të forcojë bashkëpunimin e saj ushtarak me CSTO-në, një aleancë ushtarake të udhëhequr nga Rusia, shteti anëtar, i cilit ndryshe nga shumica dërrmuese e vendeve të NATO-s, nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës”, theksoi Popoviç.

/Ora News.tv/