Bolton: Kosova dhe Serbia të arrijnë një marrëveshje sa më shpejt të jetë e mundur

Bolton: Kosova dhe Serbia të arrijnë një marrëveshje sa

Kosova dhe Serbia duhet të arrijnë një marrëveshje më shpejt të jetë e mundur. Ky mesazh u përsërit nga këshilltari për Sigurinë Kombëtare i presidentit të ShBA-ve, John Bolton, kur takoi në Shtëpinë e Bardhë ministrin e Jashtëm të Sllovenisë, Miro Cerar.

"Si aleatë të NATO-s, ne diskutuam për interesat tona ekonomike dhe të sigurisë në Evropë si dhe nevojën që Kosova dhe Serbia të arrijnë një marrëveshje sa më shpejtë të jetë e mundur. Unë i vlerësova shumë qëndrimet e tij", tha Bolton në një mesazh në Twitter.

Reagimet e këshilltarit të presidentit amerikan vijnë menjëherë pas formimit të ushtrisë nga Kosova, vendim ky i mbështetur nga Uashingtoni, por i kundërshtuar nga BE-ja dhe NATO-ja.

Pavarësisht nxitjes së Uashingtonit, raundi i ri i bisedimeve në Bruksel, nuk është thirrur ende nga Zyra e Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Europian, Federica Mogherini, e cila e ndërmjetëson dhe lehtëson dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Formimi i ushtrisë nuk është shkaku i vetëm i ndalimit të bisedimeve. Kosova ka vendosur tarifa doganore sa 100 për qind e vlerës së mallit që importohet nga Serbia dhe Bosnja, masa për të cilat Brukseli ka bërë thirrje për t’u hequr disa herë.

EMISIONET