Bolsonaro i nxit brazilianët të rikthehen në punë: Covid-19 një fantazi dhe grip i vogël

Bolsonaro i nxit brazilianët të rikthehen në punë: Covid-19

Teksa bota po përballet me pandeminë e koronavirusit, presidenti i Brazilit Jair Bolsonaro të martën bëri thirrje që jeta duhet të vazhdojë dhe vendet e punës të ruhen.

Në një fjalim drejtuar kombit, Bolsonaro u kërkoi kryetarëve të bashkive dhe qeveritarëve të shtetit që të tërhiqnin masat e bllokimit, përcjell Telegrafi.

“Ne duhet të kthehemi në normalitet”, tha ai.

Bolsonaro është përballur me kritika në rritje për qëndrimin e tij ndaj virusit, të cilin ai e ka quajtur si një “fantazi” dhe një “grip të vogël” pavarësisht se deri më tani janë infektuar rreth 400 mijë njerëz në gjithë botën dhe dhjetëra mijëra të tjerë kanë gjetur vdekjen.

Sondazhet e opinioneve kanë treguar që popullariteti i Bolsonaro po zvogëlohet.

Ai tha se situata e tmerrshme në Itali nuk do të përsëritet në Brazil për shkak të popullsisë më të re të vendit të Amerikës Latine dhe klimës më të ngrohtë.

Deri më tani në Brazil janë shënuar 47 viktima dhe 2,271 të infektuar me Covid-19.

EMISIONET