Boll me pornografi! Pasi futi babain në telashe, Bebe Rexha "heq" dorë nga rrjetet sociale

Boll me pornografi! Pasi futi babain në telashe, Bebe Rexha "heq"

Ylli i popit, Bebe Rexha ka premtuar që do të bëjë një hap pas në rrjete sociale dhe do të bëjë kujdes me atë që publikon. Ky vendim erdhi pasi futi babain në telashe me fansat kur publikoi mesazhet ku ai i thoshte: "Boll me pornografi".

Bebe ka patur shpesh zënka me të atin për shkak të imazheve seksi dhe skenave intime në klipet muzikore. Por kjo gjë duket se e ka shqetësuar këngëtaren, e cila po mëson të ketë një jetë më private.

"Unë jam mësuar të postoj gjëra dhe të mos jem e kujdesshme, por vërtet nuk mund ta bëj këtë. Unë shpërndarë fotografi, të cilat më dukeshin qesharake por u bë kjo gjë masive.

Unë dhe babai im jemi vërtet mirë dhe më të fortë se kurrë. Ai thjesht kujdeset për vajzën e tij. Por unë i thashë: “Atëherë, nuk duhet të kesh Instagram baba”, tha këngëtarja për Daily Star.

Pasi dëgjoi se Ed Sheeran hoqi dorë nga telefoni për një vit, Bebe Rexha po mendon nëse mund të ketë guxim për ta bëjë këtë gjë.

EMISIONET