Vetëm pak ditë pasi skuadra e Vllaznisë bojkotoi stërvitjen për shkak se nuk kanë marrë pagat e 4 muajve, lojtarët do të kthehen në fushë këtë të hënë.

Është vetë klubi shkodran që ka bërë të ditur një lajm të tillë duke u shprehur se është gjetur mirëkuptimi me drejtuesve të skuadrës dhe lojtarët për zgjidhjen e çështjeve.

Vllaznia ka qenë në vështirësi prej kohësh e ndërsa pandemia duket se ka bllokuar të gjithë futbollin. Klubi premton se do të bëjë gjithçka të jetë e mundur për t’i krijuar kushtet e nevojshmë sportistëve për mbarëvajtjen e kampionatit.

Qeveria tashmë ka lejuar stërvitjen kolektive të skuadrave e ndërsa nuk ka një datë zyrtare për rifillimin e kampionatit. FShF ka sugjeruar datën 3 qershor për Kategorinë Superiore ndërsa datën 10 qershor për rifillimin e kupës.

Vllaznia aktualisht renditet në zonën e rrezikut në vendin e 8 në kuotën e 35 pikëve.

/Ora News.tv/