Bojkoti dhe ngujimi, Veliaj: Të vetmit që humbasin nga shtyrja e mësimit janë studentët

Bojkoti dhe ngujimi, Veliaj: Të vetmit që humbasin nga shtyrja e

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka komentuar bojkotin e studentëve. Sipas tij, të vetmit që humbasin nga shtyrja e mësimit janë studentët.

Veliaj: Shpresoj shumë që studentët të reflektojnë në ato pak fakultete që nuk po zhvillohet mësim, për të vetmen arsye se na lipset që shkolla të mbarojë në korrik. Nëse mbaron shkolla në korrik, punojmë në gusht, shtator edhe nëpër dhoma. Në të kundërt, të vetmit që humbasin nga vonesa dhe shtyrja e mësimit nuk janë partitë politike, që duan t’i përdorin, por vetëm studentët që do rikthehen në të njëjtat dhoma, siç i lanë.

Deklaratat e Kryebashkiakut Erion Veliaj u bënë gjatë inspektimit të punimeve për përmirësimin e kushteve në godinën nr. 6, në Qytetin Studenti.

Veliaj: Jam jashtëzakonisht entuziast që edhe me konviktet e djemve po ecim siç kemi nisur me konviktet e vajzave. Pata një mundësi fantastike të takoj studentët që po e shikojnë vetë dhe në një farë mënyre janë kthyer në inspektorë pune të të gjitha rregullimeve që po bëhen në konvikte. Ky është një konvikt, të cilit i kemi hyrë me themeli, falë bashkëpunimit me Agjencinë Turke të Zhvillimit TIKA, pas kërkesës së kryeministrit për të pasur një ndihmë imediate në fillim të vitit.

EMISIONET