Bojaxhi: Ka një nivel të lartë korrupsioni të kopsitur me letra

Bojaxhi: Ka një nivel të lartë korrupsioni të kopsitur me

Gjergj Bojaxhi i ftuar në "Ekopolitikë" në Ora News, duke folur për PPP-të, tha se në vend ka një niveli të lartë korrupsioni të kopsitur me dokumente.

Bojaxhi: Kjo qeveri, atë që është bërë më përpara, e ka dyfishuar, trefishuar në kuptimin e dëmit dhe keqpërdorimit të mjeteve. Ritmi i guximit për të dhunuar atë që është e jona si qytetar. Shqetësimi që unë kam nuk është se ato që thotë Partia Demokratike nuk janë të drejta, çështja është se nuk thuhet se çfarë duhet të ndryshojë, në mënyrë që kushdo që vjen në qeveri nesër të mos i ketë këto mjete që ka në dorë sot. 

Ne po themi që këto janë gjëra të këqija, kështu thoshte edhe opozita dhe sapo vjen në pushtet i shumëfishon. Unë mendoj se ka një nivel të lartë korrupsioni, por është korrupsion i kopsitur me letra dhe mjetet për t'i kopsitur me letra janë trashëguar nga qeveria e mëparshme. Ne duhet t'i modifikojmë këto mjete që kushdo që të qeverisi, të mos i ketë mundësitë për këto abuzime. Do preferoja që këto të shoqërohen me dy mekanizma, një me kufizim të këtyre mekanizmave dhe kuptohet edhe me votë.

EMISIONET