Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, ka akuzuar kreun e Partisë Demokratike se po paguan jo vetëm për të sjellë protestues dhe ushtruar dhunë në Tiranë, por edhe për të vandalizuar institucionet.

Balla i referohet lyerjes me bojë të zezë të Ministrisë së Brendshme, ku pretendon se deputetja Albana Vokshi nxjerr para nga çanta dhe ua jep autorëve të aktit.

Balla: Lulzim! Paske paguar përsëri para sot? Jo vetëm për t’i sjellë në protestëzën tënde, jo vetëm për të sponsorizuar dhunën, por edhe për të hedhur bojën tënde të zezë kundër shtetit dhe imazhit të shqiptarëve.  Tregoju tani atyre rrugë-humburve që ende të vijnë nga mbrapa: ato para që nxorri nga çanta Albana Vokshi, a vijnë edhe këto nga Sheremetyevi???

Për bojën e zezë reagoi edhe kryeministri Rama. Shefi i qeverisë tha se opozita zgjodhi këtë produkt sensacional për ta eksportuar në tregun ndërkombëtar mediatik se nuk ka çfarë ofron me një protestë që është e mbushur sipas tij me punonjës bashkish.



/Ora News.tv/