Bode: Ky është emigracioni më i dhimbshëm

Bode: Ky është emigracioni më i dhimbshëm

Ish-ministri i Financave, Ridvan Bode i ftuar në "Ekopolitikë" nga Aurora Sulçe në Ora News, tha se nga vendi po ikin jo vetëm njerëzit e varfër, por edhe ata me mirëqenie për shkak të humbjes së shpresës.

Bode: Duke qenë se rritja ekonomike është në nivelet e poshtme, është zgjeruar fasha e njerëzve që jetojnë në varfëri. Emigracioni është më i dhimbshmi. Këtu kemi të bëjmë me humbjen e shpresës. Emigracioni është alarmant. Po ikën gjithë pjesa e kualifikuar e tregut të punës, mjekë, inxhinierë, infermierë. Po ikin edhe njerëz me mirëqenie sepse këtu ka humbur shpresa. Debati politik ka kaluar në absurd.

EMISIONET