Partia Demorkatike, e cilëson buxhetin dhe paketën fiskale për vitin 2015, si një gur të rëndë mbi supet e qytetarëve shqiptarë, duke i varfëruar ata dhe asfiksuese për ekonominë, që rrugë të vetme ka krizën. Ish-Minsitri i Financave Ridvan Bode, tha se qytetarët, nëpërmjët rritjes së takasave do të paguajnë, 85% të të ardhurave të parashikuara nga qeveria. Mënyrën se si qeveria po mendon të nxjerr të ardhurat për vitin 2015, Ridvan Bode, e cilëson si shterrim të çdo mundësie zhvillimi për ekonominë e vendit. Siaps Bodes këto, politika fiskale të ndjekura nga qeveria, po e çojnë ekonominë në kolaps, me 0 investime, 0 vende të reja pune dhe 0 rritje rrogash dhe pensionesh.

/Ora News.tv/