Përfundon numërimi: Në dy makinat "Toyota" në Portin e Durrësit u bllokuan 3.4 mln euro

Përfundon numërimi i eurove të kapura ditën e djeshme në dy makina 'Tojota Yaris', në Portin e Durrësit. Burime nga grupi hetimit bëjnë me dije se sasia e parave të sekuestruara është  3.4 milion euro. Po hetohet për të gjetur porositësin dhe autorët që i dërguan, teksa dyshohet se janë para të fituara me aktivitet kriminal në Belgjikë.

3 milionë e 470 mijë euro është shuma e parave që janë sekuestruar në dy makina "Toyota Yaris",  në Portin e Durrësit. Kjo është që jepet nga grupi hetimor pas numërimit të parave me dorë.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se është bërë dhe analizave e parave dhe nuk janë falso. Paratë janë gjetur në bagazhet e dy mjeteve të futura në 4 thasë. Makinat ishin me tek derë.

Sasia e parave është zbuluar pas raportit të paraqitur nga Interpol Roma. 

Fillimisht u dyshua për 1.5 mln euro ne nje automjet të vendosur në një transportues me 8 makina të tjera. 

Por pas verifikimeve është zbuluar dhe një makinë e dytë.

Policia nuk ka dalë në një njoftim për shtyp, ndonëse kaluan 24 orë nga realizimi i aksionit.

Hetimet i kalojnë Task-Forcës në Prokurorinë e Durrësit

Prokuroria e Durrësit ja ka kaluar Tas-Forcës pranë Prokurorisë së Durrësit hetimin e automjeve pas hetimeve paraprake të kryera nga prokurori Sokol Nishani.

Ndërkohë tre të ndaluarit që ndodhen në komisaritin e policisë Durrës vazhdojnë të mohojnë se kanë pasur dijeni për sasinë prej 3 milionë e 470 mijë euro që u sekuestruan dje në portin e Durrësit.

Policia vijon hetimet dhe pret konfirmim nga homologët e tyre italinë dhe kosovarë sa i përket porositësit të automjeteve por edhe dërguesit që ndodhet në Belgjikë, pasi dy mjetet mendohet se ishin nisur disa ditë më parë nga Belgjika dhe kishin mbërritur tranzit në Ankona të Italisë.

Makinat kishin mbërritur me trajler

Makinat Toyota kishe mbërritur  në port nga Italia rreth orës 10:00 të paradites së 24 qershorit 2018 dhe ishin ngarkuar në një trajler me tragetin e Linjës Ankona - Bari. 

Sipas hetimeve automjetet vinin nga Belgjika, kaluan tranzit në Itali dhe u bllokuan në Durrës pas njoftimit të Interpol Romës.

Paraprakisht dyshohet se sasia e parave mund të jetë siguruar nga aktivitete kriminale.

Shoferi i trajlerit: Nuk kam dijeni për paratë

Ndërsa mësohet se preja e kartëmonedhave është 20-she, 50-she dhe 100-she.  Policia ka ndaluar babë e bir, Edi dhe Klevis Lika që janë pronarë të trajlerit që bënte tranportin e mjeteve si dhe shoferin e trajlerit Agim Cani. Ndërkohë Klevis Lika punonte edhe si shoqërues i shoferit i trajlerit.

Mësohet se në polici Edi Lika ka deklaruar se nuk ka asnjë dijeni mbi shumën e parave, pasi ai kryen vetëm transportin.

Makinat u porositën nga një biznesmen

Edhe pse nuk është zyrtare, burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me iniciale A.M.
Identiteti ështe zbuluar nga Agjencia e Transportit.

A.M kishte  porositur ngarkesën me nëntë mjete, shtatë prej të cilave "Toyota" .

Edhe me autoritetet belge dhe italiane po bashkëpunohet për të gjetur personin i cili i ka ngarkuar këto automjete.

Policia shqiptare u informua nga Interpoli

Policia shqiptare është informua nga Interpoli për këtë sasi të madhe parash që po i drejtohej shtetit shqiptar dhe pas kontrollit në makinë, në pjesë të ndryshme të saj u gjet e fshehur sasia e valutës.

Autoritetet tona në bashkëpunim edhe me Interpolin po përpiqen të gjejnë gjenezën nga është nisur Toyota dhe ku do të përfundonte me qëllim për të kapur dhe identifikuar personat që janë organizatorët e transportit të parave.

Megjithatë pritet që shuma e eurove të jetë edhe më e madhe pas tashmë eksprtetët janë ende duke i numëruar.

Ndërkohë ditën e enjte në seancen parlamentare, kreu i PD Lulzim Basha denoncoi se një politikan socialist, tri ditë më parë ka qenë në Gjermani duke porositur një mjet tip Toyota Yaris, brenda së cilës ishin 1.5 mln euro para droge.





EMISIONET