Bllokohen fluturimet në Belgjikë, problem në sistemin ajror

Bllokohen fluturimet në Belgjikë, problem në sistemin ajror

Trafiku ajror në Belgjikë është pezulluar përkohësisht pasi ka dështuar sistemi i përpunimit të të dhënave të fluturimit. Njoftimin e ka dhënë kontrolluesi i trafikut ajror, Belgocontrol.

E përditshmja 'De Morgen' ka raportuar se për një moment, sistemi i përpunimit të të dhënave për fluturimet e trafikut belg nuk ka arritur të gjurmojë avionin në terrritorin e Belgjikës. Për këtë arsye, Belgocontrol ka vendosur të marrë një masë sigurie.

Kontrolluesi nuk gjente destinacionin dhe shpejtësinë e avionave në fluturim.

"Fluturimet ajrore janë mbyllur për arsye sigurie", tha zëdhënësi i Belgocontrol, Alain Kniebs për AFP.

Kontrolluesi i trafikut ajror nuk arrinte të zbulonte se sa fluturime u prekën nga kjo cështje. 6 aeroporte belge janë prekur nga ky problem.  

EMISIONET