Vinin nga Brazili, bllokohen 27 ton fileto pule me salmonelë në Durrës

Vinin nga Brazili, bllokohen 27 ton fileto pule me salmonelë në

Të paktën 27 ton “Fileto pule” që mbërrinte nga Brazili janë bllokuar nga AKU-ja në Durrës. Në deklaratën për mediat bëhet e ditur se pas analizave është evidentuar prania e salmonelës.

Në aksion janë zbuluar edhe 19.2 ton “Kafe kokërr e papjekur”, e cila po ashtu vinte nga Brazili por që nuk përmbushte kushtet e sigurisë ushqimore.

Në deklaratë thuhet se kjo sasi kishte mangësi në dokumentacion shoqërues. Inspektorët kanë konstatuar problemet në të dyja sasitë gjatë kontrollit që u ushtrua në pikën kufitare të doganës në Durrës.

Operacioni ka vijuar edhe në Tiranë në 3 supermarkete, të cilave u janë vendosur gjoba në masën 5.5 milion lekë si edhe është kërkuar tërheqja nga tregu e mallrave që kanë qenë të skaduara dhe me etiketim jo konform ligjit.

Vetëm në muajt e parë të këtij viti janë bllokuar 900 ton ushqime të cilat nuk kanë plotësuar kushtet higjeno-sanitare por që nuk plotësonin gjithashtu edhe kushtet e sigurisë për konsumatorët.

EMISIONET