Blerja e një banesë në Shqipëri është plotësisht e papërballueshme

Blerja e një banesë në Shqipëri është

"Blerja e një banesë në Shqipëri në raport me të ardhurat, përfshirë mesataren e pagave, është plotësisht e papërballueshme dhe në kontekstin e strehimit social, përbën riskun madhor të rritjes të kontingjentit të të pastrehëve," informon Kontrolli i Larte i Shtetit. 

"Gjatë 10 viteve të fundit asnjë bashki nuk ka ndërtuar vet banesa sociale apo të ketë blerë nga tregu për t’i ofruar si banesë me kosto të ulët. Për më tepër, ky funksion social i bashkisë s’është i inkuadruar as në planifikimet urbane apo planet e detajuara vendore, për ndërtimin e banesave sociale, për të përfshirë konceptin e Zonave me Interes Social" thuhet në rezultatet e nje Auditimi performance te KLSH lidhur me “Efektivitetin e Programeve Sociale të Strehimit” te publikuar sot. 

KLSH përfundoi auditimin e performancës me temë “Efektiviteti i Programeve Sociale të Strehimit” të ushtruar në bashkitë Tiranë, Korçë, Shkodër, Vlorë dhe Ministrinë e Financave e Ekonomisë; auditim ky i miratuar nga Kryetari me Vendimin nr. 11 datë 22.07.2019. 

Ne auditim shtohet se fondet e alokuara nuk arrijnë të mbulojnë nevojat financiare per programet sociale të strehimit

"Është planifikuar i njëjti nivel shpenzimesh për të gjithë periudhën 2018- 2020. Buxheti për strehimin është 550 milion lekë për çdo vit përgjatë kësaj periudhe. Në vitin 2017, 2018 buxheti për strehimin financuar nga QQ ka qenë me rritje krahasuar me vitet e mëparshme, përkatësisht 13 dhe 10%. Fondet e alokuara nuk arrijnë të mbulojnë nevojat financiare për programet sociale të strehimit sipas strategjisë së strehimit social."

Problemet me ligjin

"Kuadri rregullator dhe analizat e bëra në këtë drejtim, nuk marrin parasysh faktorin “përballueshmëri” të banesave, por edhe problematika të tjera që shoqërojnë strehimin në Shqipëri, të cilat janë evidentuar nga organizata ndërkombëtare. P.sh. sipas anketës së realizuar nga Eurofound, Shqipëria renditet e fundit në Europë për nga mungesa e hapësirës së banesës. Krahasuar me mesataren europiane, ku vetëm 17% e të anketuarave janë shprehur se kanë hapësira të pamjaftueshme në banesat e tyre, në Shqipëri rreth 43% e të anketuarve janë përgjigjur se kanë probleme me mungesën e hapësirës." vijon raporti.

Nga auditimi rezulton se, programet sociale të strehimit nuk janë zbatuar plotësisht si politika sociale, duke adresuar vetëm raste individuale, por jo fenomenin social të të pastrehëve, "duke mos luajtur një rol proaktiv në zbutjen deri në eliminimin e këtij fenomeni. Mungojnë regjistri kombëtar mbi numrin e të pastrehëve dhe investimet në banesa sociale, stoku i të cilave është inekzistent në shumicën e bashkive dhe i pamjaftueshëm në disa të tjera."

Po keshtu aksesi në programet sociale është mjaft i kufizuar. Bashkitë stepen në ofrimin e një informacioni të plotë për qytetarët nga risku i dyndjeve të papërballueshme në skemën e strehimit social.

Burimi i mosfunksionimit të plotë të tyre nuk ka qenë baza ligjore, e legjislacionit te vjeter por moszbatimi i vet ligjit

"Ligji i ri Nr. 22/2018 “Për strehimin social”, ndonëse ndjek modele të mira europiane, rrezikon të mos ofrojë një zgjidhje reale për zbatimin e plotë të programeve sociale të strehimit, pasi shtrihet përtej asaj që përballojnë kapacitetet e bashkive. Në kushtet kur burimet financiare në dispozicion për skemën e mëparshme të strehimit me 3 programe janë të kufizuara, dinamika që ofron ligji i ri për zbatimin e një skeme strehimi me 5 programe rrit nivelin e riskut në arritjen e objektivave të këtyre programeve" thuhet ne raportin e publikuar sot nga KLSH.

Ligji i ri Nr. 22/2018 “Për strehimin social”, ndonëse ndjek modele të mira europiane, rrezikon të mos ofrojë një zgjidhje reale për zbatimin e plotë të programeve sociale të strehimit, pasi shtrihet përtej asaj që përballojnë kapacitetet e bashkive. Në kushtet kur burimet financiare në dispozicion për skemën e mëparshme të strehimit me 3 programe janë të kufizuara, dinamika që ofron ligji i ri për zbatimin e një skeme strehimi me 5 programe rrit nivelin e riskut në arritjen e objektivave të këtyre programeve.

Problematikat kryesore të konstatuara nga ky auditim performance janë:

  • Përcaktimi i objektivave nga Qeverisja Qendrore dhe Njësitë e Qeverisjes Vendore për strehimin social, përtej kapaciteteve financiare dhe njerëzore të bashkive;
  • Mungesa e një statistike reale mbi numrin e të pastrehëve;
  • Mungesa e një strukture të konsoliduar dedikuar çështjeve të strehimit në shumicën e bashkive;
  • Kapacitete njerëzore të pamjaftueshme të bashkive për të përthithur dhe ushtruar në mënyrë të plotë kompetencat e ligjit;
    Pozicionimi i strehimit në periferi të polikë-bërjes dhe politikë-zbatimit, si nga bashkitë ashtu edhe nga strukturat qendrore;

EMISIONET