Blen qenin derisa bëhet 200 kg....

Blen qenin derisa bëhet 200 kg....

Një grua kineze thotë se bleu një qenush roje tibetian kur ishte me pushime dy vjet më parë. "Little Black" u rrit shpejt - dhe kurrë nuk u ndal deri sa u bë 200 kg.

 "Ishte një qenush i vogël dhe kur e solla në shtëpi, ai vazhdoi të rritej, por u rrit aq shumë sa dukej si një ari. Unë jam pak e frikësuar prej arinjve,"tha  Su Yun, nga Yuliang në provincën jugperëndimore të Yunnan.

Në fakt, ai ishte një ari i zi aziatik.

Pavarësisht se e kuptoi se kishte blerë jo një qen, por një ari, ajo e ka ushqyer kafshën për dy vjet.

Ajo vuri në dukje se ariu i zi është një krijesë e ndjeshme, e cila ka frikë dhe plagos veten.

Duke u kujdesur për ariun, i cili pronari thotë se konsumon një kuti me fruta dhe dy kova petë në ditë, është një detyrë në vetvete. Por, pronares së re ju tha se mbajtja e një kafshe të egër të mbrojtur në shtëpi pa licencë është e paligjshme.

Su pastaj kontaktoi Qendrën e Shpëtimit Yunnan Wildlife, dhe kafsha u transportua për në shtëpinë e re, duke qenë i shëndetshëm dhe jo i keqtrajtuar.

Si rezultat, autoritetet nuk do të kërkojnë të ndëshkojnë Su për aftësitë e saj të dobëta të identifikimit të kafshëve.

Ariu i zi kinez është kafshë e çmuar në Kinë për putrat e tyre, lëkurën, fshikëzën e tëmthit, e cila është përbërës thelbësorë në mjekësinë tradicionale kineze, duke sjellë mijëra dollarë përfitime në tregun e zi.

Tregtimi i tyre shpesh bëhet si qen sidomos tek të huajt që mund të raportojnë në polici, duke rezultuar në një afat të gjatë pas hekurave për tregtarin.

Por me më pak se 50.000 ekzemplarë ende të gjallë - si rezultat i gjuetisë dhe ndryshimit të habitateve - për punonjësit e shpëtimit, një arush i ruajtur është një arush i shpëtuar.

EMISIONET