Bledi Strakosha: Kam nisur karrierën time në televizion që në moshën 13 vjeç, babi im nuk ka ndikuar aspak në punën time

Bledi Strakosha: Kam nisur karrierën time në televizion që

Prej 25 vitesh Bledi Strakosha ka punuar si prezantues në televizione të ndryshme në Shqipëri. Ai ka lënë gjurmë në moderim dhe të gjithë shqiptarët e dua. I ftuar në emisionin “Ditë e Re” në RTV Ora ai ka treguar si e nisi karrierën e tij në televizon

Kelvi Kadilli: Si e nise karrieren tende ne televizion?

Bledi Strakosha: Marrëdhenia ime me median dhe Televizionin Shqiptar ka nisur që në vegjëli. Babi im ka qenë violoncelist në orkestrën e Radio Televizionit Shqiptar gjithë jetën e tij dhe unë kam qenë i pranishëm në prapaskenat e festivaleve si në studion e radios por edhe në Teatrin e Operas dhe Baletit. Babi im nuk ka ndikuar aspak në punën time në radio apo në televizion. Ai nuk ka dashur dhe ma komunikonte këtë jo-në duke më orientuar tek shkolla, pra duhet të mësosh shumë, duhet të jesh nxënës shumë i mirë, por pasioni im ishte aq i madh . Kështu e kam nisur rastësisht.

EMISIONET