Bledi Kasmi zbulon kur Vangjush Dako deshi të japë dorëheqjen dhe arsyen

Bledi Kasmi zbulon kur Vangjush Dako deshi të japë dorëheqjen dhe

Analisti Bledi Kasmi i ftuar në "Arena" nga Dritan Hila në Ora News, tregoi se Vangjush Dako ka dashur të japë dorëheqjen, por shkak të prishjes së balancave të krimit sipas tij në Durrës.

Kasmi: Problemi më i madh nuk është se kush do të kandidojë. Durrësi është kryeqyteti i krimit të organizuar në Shqipëri. Vetë Dako është mbajtur me zor. Ka dashur të japë dorëheqjen para dy vitesh pas një përplasje mes bandash. Nuk e kanë lënë të japë dorëheqjen. Këta ikin se nuk mund të qëndrojnë më si ekuilibrues të mafies. Prioriteti kryesor është se çfarë do të bëhet me zgjedhjet. Se del grupi i Shijakut dhe thotë se e mbuloi zonën. Ai është kapur në flagrancë duke biseduar me trafikantët e drogës që kishin laboratorin në Has. Ky është ngërçi kryesor, nëse do të ketë zbardhjes së kësaj afere me votat. Nëse nuk do ketë, atëherë nuk ka zgjedhje. Nuk vendos Dako, i vendosin grupet e krimit. Nëse ne do t'ia lëmë krimit qytetet kryesore, kjo situatë do të vazhdojë.  


EMISIONET