Tiranë: Biznesmeni i njohur tenton të nxjerrë jashtë 400 mijë $, ia bllokojnë

Tiranë: Biznesmeni i njohur tenton të nxjerrë jashtë 400

Policia e kryeqytetit me urdhër të Prokurorisë ka bllokuar shumën prej 400 mijë dollarësh në llogarinë e biznesmenit Aleksandër Gavoci. Bllokimi i shumës është kryer në momentin që Gavoci po tentonte i transferonte në Australi në emër të vëllait Ilir Gavoci. Sekuestroja është vendosur pasi biznesmeni nuk i kishte të deklaruara paratë.

TIRANE- Policia e kryeqytetit, me urdhër të Prokurorisë së Tiranës ka bllokuar një shumë të madhe parash në llogarinë e biznesmenit të njohur, Aleksandër Gavoci.

Bëhet fjalë për një shumë prej 400 mijë dollarë, e bllokuar në momentin që Gavoci po përpiqej të bënte një transaksion për t’i nxjerrë paratë jashtë shtetit.

Gavoci po tentonte të kryente transaksion bankar në drejtim të vëllait të tij, Ilir Gavoci, i cili ndodhet në Australi.

Sipas burimeve mësohet se ndaj Gavocit është kryer sekuestro preventive, pasi biznesmeni nuk i kishte paratë e deklaruara.

Aleksandër Gavoci është administratori i biznesit Shkodra Beton, ndërsa së fundmi emri i tij u përmend në konfliktin për pronat në afërsi të shkollës "Petro Nini".

Përmbaruesit pretenduan që pronat janë në pronësi të Gavocit, ndërsa sipas banorëve ata kishin 70 vite që jetonin.

Mes dy palëve u arrit një marrëveshje për kompensim të banesës.

Kush eshte Ilir Gavoci? Paratë e sekuestruara nga policia do dërgoheshin në drejtim të Ilir Gavoçit, vëllait të biznesmenit, i cili akuzohet se ka kryer një krim 15 vite më parë në Tiranë.

Bëhet fjalë për ngjarjen e vitit 2005 ku Gavoci dyshohet se ekzekutoi 4 persona në një tavernë, e cila ndodhej në pronësi të tij.

Në vitin 2007, Ilir Gavoci u dënua me 5 vjet burgim për këtë ngjarje, por ai nuk u arrestua asnjëherë nga Policia.

Në vitin 2012, Prokuroria e Tiranës kërkoi shuarjen e vendimit të dënimit, për shkak se ai nuk u arrestua për 5 vjet.

Kjo kërkesë u pranua nga gjykata dhe Ilir Gavoci iu rikthye jetës si qytetar i lirë.

Aleksandër Gavoci tashmë akuzohet për “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” dhe “Ushtrim pa licencë i veprimtarisë financiare".

Policia shprehet se nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për të zbuluar asete të tjera dhe bashkëpunëtorët në këtë aktivitet kriminal.

EMISIONET